Ndërlidhjet

logo-print

Kolona kilometërshe në Merdare & Dheu i Bardhë


Kosovë - Vendkalimi kufitar Kosovë-Serbi në Merdare (Ilustrim)

Kosovë - Vendkalimi kufitar Kosovë-Serbi në Merdare (Ilustrim)

Vështirësohet komunikacioni rrugor ndërmjet të Kosovës dhe Serbisë, ku pritjet për të kaluar kufirin zgjasin edhe deri në katër orë, njoftojnë forcat e rendit.

Sipas një njoftimi për mediet që ka dërguar policia e Kosovës, thuhet se në të paktën dy kalime kufitare kolonat janë kilometrike.

“Pritjet më të theksuara janë kryesisht në dalje të pikë kalimeve kufitare Merdare dhe Dheu i Bardhë, ku kolonat janë të gjata diku nga 1-2 kilometra dhe pritjet zgjasin me orë të tëra me kohëzgjatje rreth 2 deri në 4 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka udhëzuar të gjithë ata shtetas që duan të udhëtojnë Serbisë për të shkuar në Evropën Perëndimore, që të shfrytëzojnë vendkalimin kufitar në Mutivodë, në drejtim të Medvegjës, pasi atje nuk ka kolona, dhe nuk pritet më gjatë se 20 minuta në kufi.
XS
SM
MD
LG