Ndërlidhjet

logo-print

Bombat vrasin 15 në kryeqytetin irakian


Ramadi - Civilë të armatosur dhe policë irakian duke bërë roje në rrugë, në kohën kur ushtria ka nisur një ofensivë kundër militantëve islamist, 05 janar, 2014

Ramadi - Civilë të armatosur dhe policë irakian duke bërë roje në rrugë, në kohën kur ushtria ka nisur një ofensivë kundër militantëve islamist, 05 janar, 2014

Një varg sulmesh me bomba të dielën ka shkaktuar vdekjen e të paktën 15 personave në Bagdad, njoftojnë autoritetet, ndërsa fajësojnë militantët islamist për këto incidente.

Tri makina bomba, si dhe një bombë skaj rrugës, kanë shpërthyer në zona të ndryshme të Bagdadit, duke shkaktuar përpos fataliteteve edhe plagosjen e 40 civilëve të tjerë.

Shpëthimet po ngjajnë në kohën kur militantët janë duke bërë përpjekje që të mbajnë nën kontroll qytetet si Fallujah, që gjendet 60 kilometra larg Bagdadit, dhe pjesë të tjera në Ramadi, që është më në perëndim të kryeqytetit.

Forcat irakiane të sigurisë kanë nisur sot një operacion të gjerë të kthimit nën kontroll të këtyre zonave që janë në duart e militantëve për një kohë të gjatë.
XS
SM
MD
LG