Ndërlidhjet

Dënohen aktivistët egjiptian për trazirat e 2012-së


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Dymbëdhjetë disident prominent egjiptian janë dënuar me nga një vit burg me kusht të dielën, në një rast ku ata akuzoheshin për sulm ndaj shtabit zgjedhor të kandidatit presidencial Ahmed Shafik gjatë zgjedhjeve të 2012-së.

Në mesin e aktivistëve janë binjakët Alaa Abdel Fattah dhe Mona Seif, që janë figura kyçe në lëvizjen e protestave që nxitën kryengritje në vitin 2011 kundër autokratit Hosni Mubarak.

Verdikti i së dielës ndërlidhet me sulmin në shtabin zgjedhor të Shafikut, pak para mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale, në të cilat fitoi Vëllazëria Myslimane, me kandidatin e saj Mohamed Morsi.

Gjykata e Kajros ka shpallur fajtor të akuzuarit për “përdorim të forcës” dhe për zjarrvënie të një ndërtese pas sulmit.
Të dyshuarit kanë mohuar të gjitha akuzat.

“Vendimi ishte politik”, Mona i ka thënë agjencisë së lajmeve Reuters, pas shpalljes së verdiktit në Kajro.

Sipas saj, nuk ka dëshmi ose dëshmitar që mund të mbështesin akuzat e organit të ndjekjes kundër disidentëve egjiptian.
XS
SM
MD
LG