Ndërlidhjet

logo-print

Irani i gatshëm të ndihmojë Irakun ta luftojë Al-Kaidan


Iraq - Forcat e armatosura irakiane bëjnë roje para hyrjes për në kompleksin ushtarak në Fallujah (Ilustrim)

Iraq - Forcat e armatosura irakiane bëjnë roje para hyrjes për në kompleksin ushtarak në Fallujah (Ilustrim)

Një oficer i lartë i ushtrisë së Iranit, ka thënë të dielën se Teherani është i gatshëm që ta ndihmojë Irakun në luftën kundër Al-Kaidas.

Zëvendësshefi i shtatmadhorisë iraniane, gjenerali Mohammad Hejazi, citohet të ketë thënë nga mediet shtetërore irianiane, se ndihma e Teheranit do të ishte në pajisje ushtarake dhe këshillim, e jo forca tokësore, për të luftuar këtë grup terrorist.

“Nëse Iraku na e kërkon, ne mund t’u japim pajisje dhe këshilla, sepse ata nuk kanë nevojë për ushtarakë”, citohet të ketë thënë Hejazi nga agjencia e lajmeve IRNA.

Forcat ushtarake irakiane kanë nisur një ofensivë të gjerë kundër militantëve të Al-Kaidas në Fallujah dhe Ramadi, në përpjekje për të rimarr kontrollin në këto zona.

Ndihmë Irakut sot i kanë ofruar edhe Shtetet e Bashkuara për të luftuar Al-Kaidan.

Edhe Washingtoni zyrtar, ka bërë të ditur se ndihma e saj ka të bëjë me dërgimin e pajisjeve ushtarake, e forcave tokësore.
XS
SM
MD
LG