Ndërlidhjet

Kapet në Spanjë një militant i dyshuar i Al-Kaidas


Ilustrimn

Ilustrimn

Policia spanjolle ka arrestuar të dielën një person të dyshuar që ka lidhje me grupet militante që luftojnë në emër të Al-Kaidas në luftën e Sirisë.

Sipas një njoftimi të lëshuar nga forcat e rendit, thuhet se i dyshuari është një shtetas spanjoll me emrin Abdelëahid Sadik Mohamed, dhe se ai akuzohet për “pjesëmarrje në ‘luftën e shenjtë’ në Siri”.

“Ai dyshohet se i takon organizatës terroriste Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit (ISIL)”, thuhet në komunikatën e ministrisë së brendshme, për të shtuar se ky grup është “një fraksion xhihadistë në Risi, ndërsa rrënjët i ka tek një qeli e Al-Kaidas në Irak”.

Policia spanjoll e ka quajtur këtë të dyshuar si të rrezikshëm për sigurinë kombëtare të Spanjës, për shkak të lidhjeve të tij me Al-Kaidan.

ISIL akuzohet për abuzime të rënda me kryengritësit e tjerë në luftën e Sirisë, si dhe për keqtrajtimin e atyre që mendojnë ndryshe, në veçanti civilët.

I dyshuari është arrestuar në aeroportin Malaga, që gjendet në jug të Spanjës, gjatë kthimit të tij nga Stambolli për në Spanjë.

Mohamed me prejardhje është maroken.
XS
SM
MD
LG