Ndërlidhjet

Afganistan: Megjithë shqetësimet amerikane, lirohen të burgosurit


Pamje e një pjese të Kabulit në Afganistan

Pamje e një pjese të Kabulit në Afganistan

Një zyrtar afgan thotë se do të lirohen 88 të burgosur sipas planifikimeve, megjithqë Shtetet e Bashkuara i konsiderojnë ata se janë të rrezikshëm.

Zyrtari i Afganistanit, Abdul Shakor Dadras, i tha mbrëmë vonë agjencisë Reuters se dëshmitë nuk lejojnë mbajtjen e tyre të mëtejshme në burg.

Ata mbahen në një bazë ajrore në qytetin Bagram.

Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, u ka dhënë rekomandime zyrtarëve të inteligjencës afgane, që një këshilli për shqyrtim t’i japin më tepër dëshmi kundër të burgosurve, pasi Shtetet e Bashkuara thanë se ka prova për involvimin e tyre në vrasjen e ushtarëve të jashtëm.

Senatorët amerikanë në Afganistan, javën e kaluar, i kanë bërë presion zotit Karzai, që ta ndalë lirimin, duke tërhequr vërejtjen se kjo pakthyeshëm do t’i dëmtonte raportet ndërmjet dy vendeve.
XS
SM
MD
LG