Ndërlidhjet

SHBA: Përgatitje për mot tejet të ftohtë


Në Boston shtresa e borës i ka mbuluar veturat e parkuara
Në Boston shtresa e borës i ka mbuluar veturat e parkuara
Një pjesë e madhe e Shteteve të Bashkuara po përgatitet për një acar të madh, me ç’rast pritet që temperaturat të jenë më të ftohtat në 20 vitet e fundit.

Në disa pjesë mund të ketë edhe temperatura minus 51 gradë Celsius.

Autoritetet në shumë qytete po kërkojnë nga banorët që të mbeten në shtëpi dhe të rezervojnë ushqime.

Shërbimi Kombëtar për Mot e ka përshkruar këtë kohë si “kërcënim për jetë”.

Ditëve të fundit në Shtetet e Bashkuara ka rënë borë deri në 30 centimetra trashësi.

Dje, mijëra fluturime nga aeroportet në Nju Jork, Çikago dhe Sent Luis, janë shtyrë ose anuluar.

Janë mbyllur edhe shumë shkolla.
XS
SM
MD
LG