Ndërlidhjet

Indi: Nga shkatërrimi i ndërtesës – 17 të vdekur


Pamje nga shpëtimi i një femre nga gërmadhat e një ndërtese të shkatërruar në Indi në vitin 2013

Pamje nga shpëtimi i një femre nga gërmadhat e një ndërtese të shkatërruar në Indi në vitin 2013

Numri i personave që humbën jetën nga shkatërrimi i një ndërtese në shtetin Goa të Indisë, arriti në 17, pasi gjatë natës janë gjetur edhe dy trupa të pajetë.

Ndërtesa pesëkatëshe në ndërtim e sipër, u shkatërrua të shtunën në qytetin bregdetar Konakona.

Ushtria, policia dhe zjarrfikësit po bëjnë kërkime për 20 punëtorë, për të cilët mendohet se ende gjenden të bllokuar nën gërmadha.

Së paku 23 punëtorë të tjerë janë shpëtuar.

Kundër kompanisë ndërtimore, kontraktorit dhe inxhinierit komunal, është ngritur padi.

Raportohet se shkatërrimi i ndërtesave në Indi është pothuajse gjë e zakonshme, për shkak se kompanitë ndërtimore shfrytëzojnë materiale jocilësore.
XS
SM
MD
LG