Ndërlidhjet

K. Veriore: Rodman arriti për ditëlindjen e liderit Jong Un


Dennis Rodman gjatë një vizite të mëparshme në Phenian të Koresë Veriore

Dennis Rodman gjatë një vizite të mëparshme në Phenian të Koresë Veriore

Një ekip i ish-lojtarëve të ligës basketbolliste NBA, i udhëhequr nga ylli i dikurshëm pompoz, Dennis Rodman, ka arritur në Korenë Veriore, për një takim me të cilin do të shënohet ditëlindja e liderit verikorean, Kim Jong Un.

Në aeroportin e Pekinit, Rodman u tha sot gazetarëve se shpreson se ndeshja basketbollistike do “t’i hapë dyert për bisedime për çështje të caktuara”.

Por, ai ka theksuar se nuk do t’i shtroj shqetësimet për të drejtat e njerriut në Korenë Veriore, regjimi i së cilës përshkruhet si ndër më të këqinjtë në botë, nga aktivistët, Departamenti amerikan i shtetit dhe të larguarit nga Koreja Veriore.

Ylli i dikurshëm i ligës NBA, Dennis Rodman, tha se Kim Jong Un “është së pari” miku i tij dhe se atë e respekton.

Në ekipin e udhëhequr nga Dennis Rodman, gjenden edhe Kenny Anderson, Cliff Robinson dhe Vin Baker.

Të mërkurën, ky ekip do të zhvilloj një takim ekzibicional kundër Koresë Veriore.
XS
SM
MD
LG