Ndërlidhjet

Maliki: Banorët në Falluxha t’i dëbojnë militantët


Nuri al-Maliki

Nuri al-Maliki

Kryeministri i Irakut, Nuri al-Maliki, u ka bërë thirrje banorëve në qytetin Fallkuxha, që të ndërmarrin aksion për dëbimin e militantëve të ndërlidhur me al-Kaidën nga qyteti dhe ta evitojnë kështu një sulm nga ushtria e Irakut.

Në deklaratën e transmetuar sot në televizionin e udhëhequr nga shteti, zoti Maliki i ka dënuar militantët duke i cilësuar si “terroristë”.

Ai ka tërhequr vërejtjen se Falluxha mund të ballafaqohet me “rrezikun e përleshjeve të armatosura”, nëse ushtria lëvizë për të hyrë në Falluxha.

Luftëtarët e grupit islamik Shteti i Irakut dhe Levant, të ndërlidhura me al-Kaidën, javën e kaluar e kanë marrë kontrollin ndaj qytetit Falluxha dhe disa pjesë të qytetit Ramadi në provincën Anbar.

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, tha dje se Shtetet e Bashkuara do ta mbështesin luftën e Irakut kundër militantëtve të ndërlidhur me al-Kaidën, por nuk do të dërgojnë trupa në terren.
XS
SM
MD
LG