Ndërlidhjet

MPB ndalon vizitën e Vulinit në Gjakovë


Aleksandar Vulin
Aleksandar Vulin
Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës i ka ndaluar ministrit pa portofol në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, shkuarjen në Gjakovë, njofton nëpërmjet një komunikate kjo ministri.

“Me qëllim të sqarimit të opinionit lidhur me kërkesën e Aleksander Vulinit për të vizituar Republikën e Kosovës, përkatësisht komunat e Pejës, Gjakovës, Mitrovicës dhe Graçanicës, dëshirojmë të informojmë se ministri i MPB-së, Bajram Rexhepi, më datë 3 janar, 2014, ka marrë vendim për të refuzuar vizitën e Vulinit në Komunën e Gjakovës, e paraparë për datën 6 dhe 7 janar, 2014”, thotë komunikata e MPB-së.

Mediat në Prishtinë raportojnë se qindra qytetarë të Gjakovës janë mbledhur sot afër objektit të Kishës ortodokse serbe në Gjakovë, për të kundërshtuar ardhjen e Vulinit.
XS
SM
MD
LG