Ndërlidhjet

logo-print

Erdogan pranon rigjykimin e ushtarakëve


Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan.

Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan.

Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se nuk do të kundërshtojë rigjykimin e oficerëve ushtarakë, të dënuar për komplot për rrëzimin e qeverisë.

Qindra oficerë janë burgosur më 2012 dhe 2013, në dy raste të profilit të lartë.

Ushtria, javën e kaluar, ka paraqitur një ankesë, duke thënë se provat kundër oficerëve në detyrë dhe atyre të pensioniuar janë fabrikuar.

Erdogan u ka thënë gazetarëve se “nuk ka asnjë problem për rigjykim, derisa ekziston baza ligjore”.

Ky zhvillim ndodh në kohën e tensioneve politike në Turqi, në lidhje me një rast të gjerë korrupsioni brenda qeverisë, i cili ka çuar në dorëheqjen e disa ministrave.
XS
SM
MD
LG