Ndërlidhjet

Rusi: Sulmet etnike kanë vazhduar edhe më 2013


Rusi - foto ilustruese
Rusi - foto ilustruese
Një institut me seli në Moskë, i cili monitoron ksenofobinë dhe ekstremizmin, thotë se sulmet e motivuara etnikisht kanë vazhduar në Rusi edhe në vitin 2013.

Sipas raportit të Qendrës Sova, 20 njerëz janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur, në sulme të motiviuara etnikisht, në 32 rajone ruse.

Sulmet më vdekjeprurëse kanë ndodhur në Moskë, ku ultranacionalistët e dyshuar kanë vrarë tetë njerëz dhe kanë plagosur 53 të tjerë.

Raporti po ashtu thekson se sulmet kundër komunitetit homoseksual në Rusi janë në rritje e sipër.
XS
SM
MD
LG