Ndërlidhjet

logo-print

Aksidentohet kancelarja Merkel


Kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, është plagosur gjatë skijimit në Zvicër.

“Kancelarja ka pësuar shtypje të rënda dhe thyerje të pjesshme të kockës së legenit gjatë festës së Krishtlindjes”, ka thënë zëdhënësi i saj, Steffen Seibert, për të shtuar se Merkel do të duhet të qëndrojë tre javë në pushim.

Seibert ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur në një shpejtësi të ulët, por nuk ka mundur të thotë nëse dikush tjetër ka qenë i përfshirë në të.
XS
SM
MD
LG