Ndërlidhjet

Ndërron jetë legjenda e hokejit çek


Ilustrim

Ilustrim

Karel Gut, i cili si trajner i hokejit ka bërë që Çekosllovakia e dikurshme të fitojë titujt botërorë më 1976 dhe 1977, ka vdekur në moshën 86-vjeçare.

Shoqata Çeke e Hokejit ka thënë se Gut ka ndërruar jetë të hënën pas një sëmundjeje të gjatë.

Ai ka luajtur si mbrojtës në ekipin kombëtar të Çekosllovakisë, duke marrë pjesë në disa olimpiada dhe kampionate botërore, por sukseset më të mëdha për ekipin i ka sjellë si trajner.

Pas ndarjes së Çekosllovakisë në Republikën Çeke dhe në Sllovaki, Gut ka udhëhequr Shoqatën Çeke të Hokejit.

Nën udhëheqjen e tij, çekët kanë fituar medealjen e artë olimpike në Nagano më 1998 dhe kampionatet botërore më 1996, 1999, 2000 dhe 2001.
XS
SM
MD
LG