Një gjykatë e posaçme, e ngritur për gjykimin e ish-presidentit të Pakistanit, Pervez Musharraf, në lidhje me akuzat për tradhti, ka kërkuar raport mjekësor, pasi Musharraf ka humbur një tjetër seancë gjyqësore.
Avokati që përfaqëson Musharrafin ka thënë të dielën se klienti i tij nuk do të paraqitet në gjyqin e tij të hënën, për shkak të një sëmundjeje të vazhdueshme të zemrës.
Musharraf raportohet se është shtruar në spital qysh të enjten.
Ai është akuzuar për thradhti për pezullimin e kushtetutës dhe vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme në nëntor të vitit 2007.
Musharraf ka thënë se akuzat kundër tij janë të motivuara politikisht.