Ndërlidhjet

Chornovol përshkruan sulmin kundër saj


Tetyana Chornovol

Tetyana Chornovol

Gazetarja e Ukrainës, rrahja brutale e së cilës ka shkaktuar protesta masive në gjithë vendin, beson se sulmuesit e saj kanë menduar se është e vdekur kur e kanë lënë atë të përgjakur në një anë të rrugës.

“Kam ndjerë se më kanë thyer hundën, kam ndjerë se ajo është shkatërruar nga goditjet”, ka thënë Tetyana Chornovol, duke folur për televizionin 1+1.

Ajo ka thënë se nuk u ka rezistuar sulmuesve.

Chornovol është parë me hundën e saj të mbuluar me fashë dhe me syrin e djathtë të fryrë.

Chornovol, 34 vjeçe, është nxjerrë me forcë nga makina dhe është rrahur brutalisht nga persona të panjohur, ditën e Krishtilindjeve në Kiev.

Sulmi ka ndodhur shumë shpejt pasi ka publikuar një artikull për pasurinë e zyrtarëve të lartë qeveritarë.
XS
SM
MD
LG