Ndërlidhjet

logo-print

Protesta në Gjakovë, 4 të arrestuar


Logo e PK-së

Logo e PK-së

Policia e Kosovës ka dalë me komunikatën zyrtare në lidhje me ngjarjet e sotme që kanë ndodhur në Gjakovë me rastin e vizitës së paralajmëruar të ministrit serb, Aleksander Vulin.

“Fillimisht janë tubuar rreth 150-200 qytetarë, të cilët tentuan që të hyjnë në kishë dhe të bllokonin hyrjen e pelegrinëve dhe të ministrit në kishë. Kështu, protestës iu kanë bashkëngjitur edhe shumë asociacione, siç janë Shoqata e Thirrjeve të Nënave të Gjakovës, si dhe familjarë të të zhdukurve”, bën me dije Policia.

Po sipas saj, rreth orës 13:00, konvoji prej dy autobusëve, me rreth 70 pelegrinë, ka arritur në Gjakovë, ndërsa me të hyrë në rr. “M.Teuta”, përkundër masave të sigurisë, një person ka gjuajtur me një gur autobusin dhe i ka dëmtuar xhamin e parë dhe, menjëherë pas kësaj, një qytetar ka vendosur veturën e tij në rrugë duke bllokuar rrugën.

“Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe lidhur me rastin janë marrë masat e domosdoshme dhe menjëherë është liruar rruga”, njofton Policia e Kosovës.

Me këtë rast, çdo pjesë e qytetit ka qenë e vërshuar nga qytetarë të pakënaqur për këtë vizitë.

"Gjatë kësaj periudhe, në ndihmë pjesëtarëve të policisë së stacionit policor Gjakovë u kanë dalë edhe policia kufitare dhe patrulla tjera nga stacioni policor Deçan dhe Klinë, duke mbajtur nën kontroll qytetarët e mbledhur në masë të madhe, në rreth 3500-4000 veta, ku në veçanti kishte nëna të të zhdukurve me fotografi të të zhdukurve, gra dhe fëmijë", thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithnjë sipas tij, qytetarët janë shpërndarë të qetë.

Policia thotë se në këtë aktivitet janë iniciuar gjashtë procedura dhe janë arrestuar katër persona, ku edhe prokurorët kanë mbikëqyrur punën e policisë në inicimin këtyre procedurave.

Lexoni edhe këtë.
XS
SM
MD
LG