Ndërlidhjet

Thaçi: Krishtlindjet i japin shpirt njerëzimit


Kryeministri Hashim Thaçi
Kryeministri Hashim Thaçi
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar besimtarët ortodoksë me rastin e Festës së Krishtlindjeve.

“Krishtlindjet janë një prej festave që i japin shpirt njerëzimit, përmes ringjalljes së shpirtit njerëzor dhe ripërtëritjes së besimit te Zoti. Kjo festë është festë e shpresës, e ngadhënjimit të jetës mbi vdekjen, ditë e paqes, e dashurisë, e njohjes dhe përqafimit të vlerave njerëzore”.

“Të na shërbejë për të treguar shpirtin tonë human, për t’iu dalë në ndihmë gjithë njerëzve që kanë nevojë për dorën e ndihmës, për të rritur e forcuar besimin në njëri-tjetrin, mes qytetarëve tonë dhe në gjithë botën”, thuhet pos tjerash në mesazhin e kryeministrit Thaçi.
XS
SM
MD
LG