Ndërlidhjet

Indonezi: 16 të vdekur nga alkooli


Ilust
Ilust
Së paku 16 njerëz kanë vdekur në ishullin Java të Indonezisë pasi kanë pirë alkool, të bërë në shtëpi, gjatë festimeve për Vitin e Ri.

Nëntë persona të tjerë mbeten në gjendje kritike për jetën në spitalet lokale.

Policia ka arrestuar një çift që dyshohet se ka prodhuar dhe shpërndarë alkool në qytetin Mojokerto.

Dyshohet se alkooli i prodhuar nga ta ka përmbajtur metanol helmues.

Në vitin 2009, 25 persona, përfshirë katër të huaj, kanë vdekur pasi kanë pirë verë me metanol në Bali të Indonezisë.
XS
SM
MD
LG