Ndërlidhjet

logo-print

Shtohen viktimat e sulmeve militante në Pakistan


Pakistan

Pakistan

Instituti i Pakistanit për Studime të Paqes vë në pah se sulmet militante kanë vrarë afro 2,500 njerëz në vitin 2013 - 20 për qind më shumë se vitin paraprak.

Rritja i ka dhënë fund një rënieje trevjeçare të viktimave, që ka nisur në vitin 2010.

Drejtori i Institutit për Studime të Paqes, Muhammad Amir Rana, ka thënë se kryengritësit kanë kryer me dhjetëra sulme në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të majit dhe kanë vazhduar me këtë nivel të dhunës deri në fund të vitit.

Instituti në fjalë ka përpiluar të dhënat për raportin nga zyrtarët dhe raportet e mediave.
XS
SM
MD
LG