Ndërlidhjet

Sudani Jugor përpiqet të mbrojë zonat e naftës


Ushtarë të Sudanit Jugor
Ushtarë të Sudanit Jugor
Sudani thotë se Sudani Jugor është duke kërkuar formimin e një force të përbashkët, për të mbrojtur zonat e naftës në Sudanin Jugor, ku qeveria po përballet me kryengritjen e rebelëve të armatosur.

Ministria e Jashtme e Sudanit ka bërë njoftimin të hënën, pas bisedimeve në Sudanin Jugor midis presidentit të Sudanit, Omar al-Bashir, dhe presidentit të Sudanit Jugor, Salva Kiir.

Sudani Jugor ka fituar pavarësinë nga Sudani në vitin 2011.

Përfaqësuesit e presidentit të Sudanit Jugor kanë takuar sot në Etiopi të dërguarit e rebelëve, me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje që do t’iu jepte fund tri javëve të luftimeve.

Kina, që është investuese e madhe në industrinë e naftës së Sudanit Jugor, ka bërë thirrje për armëpushim të menjëhershëm.

Raportet thonë se dhuna ka marrë dimension etnik, me luftime midis fiseve rivale.
XS
SM
MD
LG