Ndërlidhjet

Portugalia nderon legjendën e futbollit, Eusebio


Eusebio

Eusebio

Në Portugali, dhjetëra mijëra njerëz kanë bërë homazhe pranë trupit të legjendës së futbollit, Eusebio, i cili ka ndërruar jetë të dielën në moshën 74-vjeçare.

Arkivoli i ish-futbollistit portugez ka kaluar nëpër rrugët e Lisbonës të hënën.

Rreth 10,000 njerëz kanë brohoritur dhe kënduar kur arkivoli është vënë në qendër të Stadiumit të Dritës - fushës së ekipt të Eusebios, Benfica.

Qeveria portugeze ka shpallur tre ditë zie për vdekjen e tij.

Eusebio, me prejardhje nga Mozambiku, ka shënuar 733 gola në 745 ndeshje konkurruese gjatë karrierës së tij profesionale.
XS
SM
MD
LG