Ndërlidhjet

Katër vjet burgim për ish-kryeministrin rumun


Adrian Nastase

Adrian Nastase

Gjykata Supreme e Rumanisë ka dënuar ish-kryeministrin Adrian Nastase me katër vjet burgim për marrje ryshfeti.

Atij i janë dhënë edhe tre vjet për shantazh, që do t’i kryejë njëkohësisht.

Gjykata ka konstatuar se dy zyrtarë rumunë kanë ndihmuar Nastasen që të marrë mallra kineze për pronat private më 2001-2004.

Adian Nastase i ka shpëtuar një tentative për vetëvrasje më 2012, pasi është dënuar me dy vjet burgim në një rast të ndarë.

Ai mohon çdo keqbërje, duke thënë se akuzat kundër tij janë të motivuara politikisht.
XS
SM
MD
LG