Ndërlidhjet

“Jihad Jane” dënohet me 10 vjet burgim


Colleen LaRose

Colleen LaRose

Një grua amerikane që quan veten Jihad Jane është dënuar të hënën me 10 vjet burgim, për komplot të dështuar për të vrarë një artist suedez, i cili ka ofenduar myslimanët.

Colleen LaRose, 50 vjeçe, është shpallur fajtore për pjesëmarrje në konspiracion për vrasjen e Lars Vilks, për shkak të vizatimeve të tij që përshkruajnë Profetin Muhamed si qen.

LaRose, e cila është konvertuar në Islam online, u ka thënë hetuesve se ka ndjekur urdhrat nga operativë të dyshuar të Al-Kaidës, kur ka udhëtuar në Evropë më 2009, për të sulmuar Vilksin.

E frustruar me bashkëkomplotistët e saj, gjashtë javë më vonë, ajo është kthyer në Filadelfia, ku edhe është arrestuar.

Vilks nuk është sulmuar kurrë.

LaRose ka mundur të përballet me burgim të përjetshëm, por gjykatësit e kanë dënuar atë me vetëm dhjetë vjet, për shkak të bashkëpunimit të gjerë me hetuesit.

Ajo tashmë ka shërbyer më shumë se katër vjet.
XS
SM
MD
LG