Ndërlidhjet

logo-print

Irani zemëron Egjiptin me komentet për dhunën


Ilustrim

Ilustrim

Ministria e Jashtme e Egjiptit ka thirrur në bisedë informative kryediplomatin e Iranit në vend, për të protestuar kundër kritikave të Teheranit në lidhje me përleshjet midis policisë së Egjiptit dhe protestuesve.

Ministria e Jashtme egjiptiane ka dënuar fuqishëm deklaratat nga Teherani.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Iranit, Marzieh Afkham, ka thënë të shtunën se Irani është i shqetësuar nga përshkallëzimi i fundit i dhunës së Egjipt, ku së paku 17 njerëz kanë humbur jetën në përleshjet midis policisë dhe mbështetësve të Vëllazërisë Myslimane, që protestojnë rrëzimin ushtarak të ish-presidentit Mohammad Morsi.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Egjiptit, Badr Abdelatty, ka thënë se komentet janë ndërhyrje e papranueshme në punët e brendshme të Egjiptit.
XS
SM
MD
LG