Ndërlidhjet

Ushtria libiane qëllon anijen malteze


Libi - foto arkivi

Libi - foto arkivi

Ushtria e Libisë ka hapur zjarr ndaj një anijeje të naftës, me falumr maltez, e cila i është afruar portit Es Sider, që aktualisht është nën kontrollin e një grupi të milicisë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme libiane, Abdul Razak al-Shabahi, ka thënë se anija ka hyrë në ujërat e Libisë dhe se i është drejtuar portit Es Sider.

Al-Shabahi ka thënë se ushtria i ka kërkuar asaj të dërrojë drejtimin dhe të shkojë drejt Misratas, por ajo ka vazhduar udhëtimin e saj drejt portit të kontrolluar nga milicia.

Pasi është shtënë në drejtim të saj, anija ka marrë drejtimin drejt Maltës.

Milicia mban kontrollin e portit Es Sider që disa muaj.

Ajo është pjesë e një grupi më të madh që kërkon autonomi nga Tripoli.
XS
SM
MD
LG