Ndërlidhjet

logo-print

SHBA në “luftë” me të ftohtin brutal


SHBA

SHBA

I ftohti brurtal që ka përfshirë Amerikën Veriore po shkon drejt linjdes, duke sjellë temperatura të papara në dy dekada.

Nga Montana në Merilend, rreth gjysma e popullsisë amerikane është vendosur nën alarm.

Në Kanada, provinca Ontario po përballet me temperatura prej -40 gradësh Celsius.

Mijëra fluturime janë anuluar dhe banorët kanë thënë se lëkura e tyre mund të ngrijë nëse dalin jashtë.

Banorët në bregun verilindor të SHBA-së janë paralajmëruar që të përgatiten për të ftohtët të martën.

Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo, ka thënë se pjsë të rrugëve kryesore do të mbyllen në përgatitje për motin ekstrem.

Sipas tij, temperaturat mund të arrijnë në -26 gradë Celsius gjatë natës.
XS
SM
MD
LG