Ndërlidhjet

Rusia nis operacionin e sigurisë për Olimpiadën


Ilustrim

Ilustrim

Rusia ka nisur njërin nga operacionet më të mëdha të sigurisë në historinë e Lojërave Olimpike, në prag të Olimpiadës Dimërore që do të nisë muajin e ardhshëm në Soçi.

Ministri i Situatave Emergjente, Vladimir Puchkov, ka thënë se nisur nga e enjtja “të gjitha divizionet përgjegjëse për sigurinë e mysafirëve do të vihen në gatishmëri”.

Mbi 30,000 policë dhe trupa, të mbështetura nga automjete të blinduara, do të mbikëqyrin Lojërat Olimpike.

Automjetet e paregjistruara në nivel lokal dhe ato që nuk kanë akreditim special do të ndalohen nga hyrja në Soçi.

Qasja në zonat përreth lokacioneve të Olimpiadës do të jetë e kufizuar për njerëzit me bileta dhe prova të identitetit.

Frika për sigurinë është rritur pas vdekjes së 34 personave në dy sulme vetëvrasëse, muajin e kaluar në Volgograd.
XS
SM
MD
LG