Ndërlidhjet

Vizita e Vuçiqit në Graçanicë - pa probleme


Zëvendëskryeministri i parë i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Zëvendëskryeministri i parë i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Zëvendëskryeministri i parë i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka filluar vizitën e tij në Graçanicë.

Komandaniti i Policisë së Kosovës në këtë komunë, Bratisllav Trajkoviq, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se vizita e Vuçiqit po zhvillohet normalisht dhe pa probleme.

“Vizita është duke vazhduar. Nuk ka asnjë problem dhe kjo vizitë pritet të përfundojë diku rreth orës 14”, ka thënë Trajkoviq.

Vuçiq merr pjesë në liturgjinë e Krishtlindjeve ortodokse në Manastirin e Graçanicës, e cila udhëhiqet nga peshkopi Teodosije.

Në prag të vizitës, Vuçiq ka thënë se udhëton në Kosovë me mesazh të paqes.

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka thënë se në kremten qendrore të Krishtlindjeve në Graçanicë do të marrë pjesë edhe ministri pa portofol, Aleksandar Vulin.
XS
SM
MD
LG