Ndërlidhjet

logo-print

Gjykata shqyrton raportin mjekësor të Musharrafit


Ish-presidenti i Pakistanit, Pervez Musharraf.

Ish-presidenti i Pakistanit, Pervez Musharraf.

Një gjykatë e Pakistanit, e cila po gjykon ish-presidentin Pervez Musharraf, ka thënë se është duke shqyrtuar raportin mjekësor për të, për të vendosur nëse ai mund të lirohet ose jo nga seancat dëgjimore, gjatë kohës sa është në spital.

Gjykata ka thënë se do të vendosë për këtë çështje brenda dy ditësh.

Të enjten, Musharraf është shtruar në një spital ushtarak, për shkak të problemeve të vazhdueshme me zemrën.

Ahmed Raza Kasuri, avokat i Musharrafit, ka thënë se problemet e tij shëndetësore janë mirë të njohura.

Sidoqoftë, prokurori në rast, Akram Shaikh, ka akuzuar Musharrafin se bën përpjekje t’i shmanget paraqitjes në gjykatë.

Musharraf akuzohet për tradhti, për pezullim të kushtetutës dhe vendosje të gjendjes së jashtëzakonshme në nëntor të vitit 2007.

Ai ka thënë se akuzat kundër tij janë të motivuara politikisht.

Musharraf përballet po ashtu me disa akuza të tjera, në raste të ndara, që lidhen me sundimin e tij më 1999-2008.
XS
SM
MD
LG