Ndërlidhjet

Të enjten diskutohet pakti mes Iranit dhe fuqive botërore


Ilustrim
Ilustrim
Irani dhe gjashtë fuqitë botërore do të zhvillojnë bisedime dyditore në Gjenevë nga e enjta, për të diskutuar zbatimin e një marrëveshje bazë bërthamore për të cilën u pajtuan në nëntor, shkruajnë mediet shtetërore në Teheran.

“Do të takohemi të enjten dhe të premten në Gjenevë”, ka thënë zëvendësministri i punëve të jashtme të Iranit, Abbas Araqchi në një intervistë për agjencinë IRNA.

Delegati iranian do të takohen me diplomatin gjerman Helga Schmid dhe shefen e diplomacisë evropiane Catherine Ashton, për të diskutuar zbatimin e marrëveshjes bërthamore të 24 nëntorit.

Takimi do të zhvillohet ndërmjet të Iranit dhe grupit P5+1; i cili përbëhet prej pesë shteteve që janë anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Shtetet e Bashkuara, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Rusia dhe Kina – bashkë me Gjermaninë.

Gjashtë fuqitë botërore kanë rënë në ujdi me Teheranin që i njëjti të reduktojë programin e vet të pasurimit të uraniumit, kurse fuqitë botërore do ta lironin Iranin nga një varg sanksionesh ekonomike.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme iraniane Marsieh Afkham ka konfirmuar për mediet lokale, që në rast se arrihet marrëveshje gjatë takimit dyditor, faza e parë e zbatimit të marrëveshjes mund të ndodh gjatë këtij muaji.

Një afat gjashtëmujor është i paraparë si afat optimal për të jetësuar paktin mes palëve.
XS
SM
MD
LG