Ndërlidhjet

Vriten 6 pakistanez pse vizituan një vend të shenjtë Sufi


Ilustrim
Ilustrim
Trupat e pajetë të gjashtë personave janë hedhur në një vend të shenjtë Sufi në qytetit jugor Karachi të Pakistanit të martën, njoftojnë forcat e rendit.

Pranë trupave, sipas policisë, u gjet një porosi, ku thuhet se viktimat nuk janë më gjallë veç pse vizituan këtë vend.

Forcat policore në Karachi thonë se grupi Tehreek-e-Taliban Fazlullah ka marr përsipër këto vrasje.

Shumica e pakistanezëve janë mysliman Sufi, që është një formë e besimit kjo që thekson një raport personal mes individit dhe Allahut.

Sipas forcave të rendit, dy viktimave iu ishin prerë kokat para se trupi i tyre të hidhej në këtë vend të shenjtë sufist.

Talebanët ndërkaq kryesisht janë ndjekës të islamit Vahabi, i cili përjashton format tradicionale të sufizmit, përfshirë edhe adhurimin e vendeve të shenjta.

Dhuna sektariane është në rritje në Pakistan, ku vitin e shkuar dy vende të shenjta të sufizmit në Sindh, janë hedh në erë.
XS
SM
MD
LG