Ndërlidhjet

logo-print

Egjipti konfiskon një arsenal antikitetesh


Ilustrim

Ilustrim

Policia egjiptiane ka arritur që të konfiskojë një grumbull prej 1,500 artefaktesh historike që janë vjedhur në të kaluarën, njofton ministria egjiptiane e antikiteteve.

Këto pjesë historike janë gjetur gjatë bastisjes së një shtëpie në Kajro të hënën, ndërsa në mesin e artefakteve janë gjetur edhe statuja të vjetra, amulli dhe gjësende të tjera që besohet se janë marr nga disa varreza egjiptiane.

Trazirat në Egjipti që shpërthyen në vitin 2011 me rrëzimin e autokratit Hosni Mubarak, kanë lehtësuar vjedhjen e antikiteteve dhe lulëzimin e tregut të zi në këtë shtet.

Gjatë muajit gusht të vitit të shkuar, është vjedh një muze në jug të Egjiptit, prej të cilit ishin marr mbi 1,000 artefakte.

Në komunikatën e ministrisë së antikiteteve, thuhet se 1,524 artefaktet e gjetura, janë të një rëndësie të madhe arkeologjike, pasi janë pjesë të ekspeditave të ndryshme që janë kryer gjithandej shtetit në të kaluarën.
XS
SM
MD
LG