Ndërlidhjet

Vuçiq: Protesta në Gjakovë ishte demonstrim i urrejtjes


Graçanicë - Zëvendëskryeministri i parë i qeverisë së Serbisë, Alleksandar Vuçiq gjatë vizitës në manastirin e Graçanicës, 07 janar, 2014

Graçanicë - Zëvendëskryeministri i parë i qeverisë së Serbisë, Alleksandar Vuçiq gjatë vizitës në manastirin e Graçanicës, 07 janar, 2014

Zëvendëskryeministri i parë i Serbisë, Alleksandar Vuçiq tha sot në Graçanicë se protesta e djeshme në Gjakovë kundër vizitës së ministrit pa portofil Alleksandar Vullin, është shenjë e urrejtjes ndaj serbëve.

Duke folur për mediet, pas liturgjisë në Manastirin e Graçanicës, Vuçiq falënderoi serbët e Kosovës të cilët, siç tha ai, po mbijetojnë përkundër jetës së vështirë dhe të gjitha problemeve, me të cilat përballen, pasi gjithkush po tenton që t’i largojë nga shtëpitë e tyre.

“Sot pozita e popullit serb, nuk është aspak e lehtë, nga thyerja e tabelës cirilike në Vukovar, i cili veprim për secilin serb është sikur ta godasësh me çekan në kokë, e deri tek sulmi i mbrëmshëm mbi autobusin [me pelegrinë] dhe urrejtjes histerike të cilën keni pasur mundësi ta shihni në Gjakovë”, ka thënë ai, për të shtuar se megjithatë Serbia reagoi qetë dhe me përmbajtje.

Sipas tij, për dallim nga të tjerët, Serbia nuk kërcënon askend dhe nuk fiton poena politik duke valvitur flamujt e luftës dhe me armë në dorë.

“Neve na duhet paqe, mirëqenie dhe më shumë vende pune...ne do të flasim me Peshkopin Teodosije se si të sigurojmë më shumë vende pune për njerëzit tanë që jetojnë në Kosovë”, tha Vuçiq.

Një delegacion i lartë i Serbisë ka marr pjesë sot në liturgjinë e faljes së Krishtlindjeve Ortodokse në nanastirin e Deçanit, ku shërbesën e ka kryer Peshkopi i Rashkës dhe Prizrenit, Teodosije.

Bashkë me Alleksandar Vuçiq, në Graçanicë ishin edhe ministri serb për Kosovën, Alleksandar Vullin, ministri i mbrojtjes Nebojsha Rodiq dhe zyrtarë të lartë partiak nga Partia Përparimtare Serbe (SNS) dhe Partia Socialiste e Serbisë (SPS).
XS
SM
MD
LG