Ndërlidhjet

logo-print

Temperaturat deri në -50 gradë celzius në ShBA


Ilustrim

Ilustrim

Temperaturat më të ulëta në dy dekada, në Shtetet e Bashkuara, vazhdojnë të pengojnë transportin, kurse acari ka ndikuar në mbylljen e shumë shkollave dhe bizneseve.

Sinoptikët thonë se ky fenomen, i njohur ndryshe edhe si “vorbulli polar”, ka nisur të lëvizë në drejtim të lindjes të martën, dhe pritet që të prek shumë shpejt shtetet si Ohio, Pennsylvania, New Jersey dhe New York.

Kjo shtrëngatë, pritet të prek edhe shtetet Georgjia dhe Alabama.

Temperaturat kanë rënë sot në -27 gradë Celzius në Chicago, që është një prej shteteve më transportin më të ngarkuar rrugor, ndërsa mbi 2,000 fluturime janë anuluar.

Në Minnesota ndërkaq, janë regjistruar temperatura deri në -30 gradë celzius.

Disa shtete kanë lajmëruar se i ftohti, që po përcillet me erëra të fuqishme, ka bërë që temperaturat të bien edhe deri në -50 gradë celzius, që i bie të jetë më ftohtë sesa në Polin Jugor.

Nga frika e mërdhirjes së lëkurës së njeriut për pak minuta, shumë autoritete lokale kanë urdhëruar mbylljen e të gjitha shkollave, ndërsa i kanë rekomanduar njerëzve që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.
XS
SM
MD
LG