Ndërlidhjet

OKB-ja nuk i numëron më viktimat në Siri


Siri - Vëzhguesit e Kombeve të Bashkuara, gjatë inspektimit të 92 viktimave të vrarë në spitalin e qytetit, 26 maj 2012
Siri - Vëzhguesit e Kombeve të Bashkuara, gjatë inspektimit të 92 viktimave të vrarë në spitalin e qytetit, 26 maj 2012
Kombet e Bashkuara njoftuan sot se kanë ndërprerë së numëruari viktimat e luftës në Siri, pasi thonë se nuk po arrijnë me i verifiku më burimet e informacionit.

Një zëdhënës i Zyrës së Komisariatit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, tha të martën se zyrtarët e OKB-së nuk po kanë më qasje në terren, dhe se e kanë të pamundur që të verifikojnë shifrat e të vrarëve, të cilat i transmetojnë organizatat e tjera.

Që në korrik, Kombet e Bashkuara patën thënë se mbi 100,000 njerëz kanë humbur jetën gjatë luftës në Siri, ndërsa ka bashkëngjitur edhe emrat, ditëlindjet dhe datën e vdekjes të viktimave.

Observatoriumi Sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Londër, i cili është i afërt me opozitën siriane, thotë se mbi 130 mijë njerëz janë vrarë në Siri, që kur lufta shpërtheu në mars të vitit 2011.

Kombet e Bashkuara thanë se nuk mund të mbështesin këto shifra të dhëna nga Observatoriumi Sirian, apo nga cilado organizatë tjetër.
XS
SM
MD
LG