Ndërlidhjet

logo-print

Përshkallëzohet dhuna në Sudanin Jugor


Sudani Jugor - Persona të zhvendosur janë strehuar brenda një tende të improvizuar për t'i mbrojtur nga mushkonjat, në kampin e refugjatëve në qytetin Bor, 07 janar, 2014

Sudani Jugor - Persona të zhvendosur janë strehuar brenda një tende të improvizuar për t'i mbrojtur nga mushkonjat, në kampin e refugjatëve në qytetin Bor, 07 janar, 2014

Organizata ‘Mjekët pa Kufi’ njofton se situata humanitare në Sudanin Jugor, është duke u përshkallëzuar shpejt, ku dhjetëra mijëra njerëz janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre, për shkak të luftimeve ndërmjet të forcave të rendit dhe kryengritësve.

Në anën tjetër, qeveria dhe kryengritësit sudano-jugor po takohen të martën në Etiopi, në përpjekje për të arritur një marrëveshje paqësore, dhe për të ndal luftimet.

Ende nuk ka shenja që delegacionet po bien në ujdi.

Më se 1,000 njerëz janë vrarë deri më tani, kurse afro 200,000 njerëz vlerësohet se janë larguar nga shtëpitë e tyre, në përpjekje për t’i ikur konfliktit, në të cilin janë përfshirë forcat e presidentit Salva Kiir dhe kryengritësit besnik të ish-zëvendëspresidentit të shtetit.

Organizata globale ‘Mjekët pa Kufi’, njoftoi përmes një komunikate për shtyp se populli sudano-jugor është duke u përballe me një “rrezik të lartë nga epidemitë”, ku fëmijët dhe gratë shtatzëna janë më të prekurit.
XS
SM
MD
LG