Ndërlidhjet

Shkaku i civilëve, ushtria vonon ofensivën në Fallujah


Irak - Burrat duke pritur në rresht për të mbushur kanisterët me benzin, para sulmit të paralajmëruar të ushtrisë në qytetin e Fallujah, 07 janar, 2014
Irak - Burrat duke pritur në rresht për të mbushur kanisterët me benzin, para sulmit të paralajmëruar të ushtrisë në qytetin e Fallujah, 07 janar, 2014
Ushtria irakiane është duke e shtyrë për një afat të pacaktuar një ofensivë gjithë-ushtarake në qytetin Fallujah, që është në duart e militantëve të Al-Kaidas, në mënyrë që t’i shmangen viktimave civile.

Forcat e armatosura megjithatë kanë lansuar disa raketa për të sulmuar militantët islamik në afërsi të qytetit Ramadi, duke lënë të vrarë 25 prej tyre.

Fallujah është për një kohë të gjatë nën kontrollin e grupeve të ndërlidhura me Al-Kaidan, kurse ushtria po lufton me ta vetëm në pjesë periferike të qytetit.

Policia dhe kryepleqtë sunitë, të ndihmuar nga ushtria irakiane, janë bërë bashkë për të luftuar kundër militantëve ekstremist.

Ushtria irakiane ka dërguar përforcime në këto zona, kurse tankset dhe mjete të tjera të blinduara, kanë rrethuar qytetin Fallujah, duke u bërë gati për ofensivën e madhe.

Kryeministri Nuri al-Maliki i ka bërë thirrje të hënën banorëve të qytetit, që t’i përzënë militantët, dhe t’i bashkohen ushtrisë në përpjekje për të larguar militantët e Al-Kaidas.
XS
SM
MD
LG