Ndërlidhjet

Ngarkohet kontingjenti i parë me armë kimike siriane


Siri - Inspektori i Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW) gjatë punës në një prej fabrikave për materiale kimike (Ilustrim)
Siri - Inspektori i Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW) gjatë punës në një prej fabrikave për materiale kimike (Ilustrim)
Siria ka larguar kontingjentin e parë të materialit për armët kimike nga shteti, pasi arriti t’a transportojë në qytetin portual Latakia, dhe të njëjtin ta ngarkojë në një anije daneze, lajmëroi sot mbikëqyrësi ndërkombëtar i armëve kimike.

“Anija është duke u eskortuar nga anije të tjera nga Danimarka dhe Norvegjia, si dhe një tjetër siriane”, thotë Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCË) në një deklaratë për medie.

“Anija me gjithë materialin në bord, do të qëndroj në det e ankoruar, në pritje të materialit shtesë kimik”, thuhet tutje në këtë njoftim.

Siria është pajtuar që të largoj armët e saja kimike deri në qershor të këtij viti, sipas një marrëveshjeje të propozuar nga Rusia, që erdhi si rrjedhojë e një sulmi me gazin sarin më 21 gusht 2013, për të cilin fuqitë perëndimore fajësuar presidentin Bashar al-Assad.

Mirëpo, Damasku zyrtar kishte hedh poshtë këto akuza, dhe fajin ia kishte lënë forcave kryengritëse.

Lufta, moti i keq, burokracia dhe çështjet teknike kanë vonuar largimin e helmeve më vdekjeprurëse nga Siria, që në fazën e parë ishte paraparë të largohen deri më 31 dhjetor 2013.
XS
SM
MD
LG