Ndërlidhjet

Japonia, Turqia pajtohen për tregti të lirë, energji bërthamore


Ilustrim
Ilustrim
Kryeministri i Turqisë Recep Tayyip Erdogan është takuar të hënën në Tokio me homologun e tij japonez Shinzo Abe, ku kanë biseduar për tregtinë e lirë, në kohën kur në Turqi po shtohet presioni rreth skandalit të korrupsionit në qeveri, dhe shkarkimit nga puna të qindra policëve.

Dy shtetet janë pajtuar edhe për forcimin e lidhjeve për ndërtimin e kapaciteteve turke për energjinë bërthamore, pasi Abe po kërkon me ngul që të lidh marrëveshje me ekonominë e tretë globale.

Abe ka vizituar dy herë vitin e kaluar Turqisë, duke lidhur marrëveshje për energjinë nukleare, ndërsa ka nxitur eksportin e më shumë reaktorëve bërthamor nga Japonia.

Erdogan, i cili është në shënjestër së fundi për skandalin e korrupsionit ku po hetohen edhe ministra të kabinetit të tij, ka arritur të hënën në Japoni, në kuadër të turit të tij gjashtëditor në Azi.

Asnjëri kryeministër, nuk pranuan të flasin për mediet pas takimit që zhvilluan në Tokio.
XS
SM
MD
LG