Ndërlidhjet

Berlin - Zbulohen 140 kg kokainë e fshehur në banane


Ilustrim

Ilustrim

Është zbuluar në një supermarket të Gjermanisë një sasi e madhe e kokaines e fshehur në arka bananesh, që kap vlerën prej gjashtë milionë euro, njoftoi policia gjermane.

Ngarkesa me kokainë, është zbuluar në kryeqytetin Berlin, në afërsi të shtetit Brandenburg, ndërsa peshon 140 kilogram.

Kjo është ngarkesa e dytë më e madhe e zbuluar ndonjëherë në Gjermani, që nga vitin 1987, shkruan policia në komunikatën e lëshuar sot për medie.

Punëtorët e supermarketit në Berlin, kanë lajmëruar policinë pas gjetjes së pakove të dyshuara në disa arka të bananeve.

Kjo ngarkesë frutash, sipas policisë, kishte arritur të dielën nga Kolumbia, në mënyrë të rregullt, ndërsa forcat e rendit po hetojnë se si droga nuk u zbulua në terminalet doganore.
XS
SM
MD
LG