Ndërlidhjet

Thaçi fton serbët të kthehen në Kosovë


Ilustrim

Ilustrim

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi i ka ftuar sot serbët e shpërngulur nga Kosova që të kthehen në shtëpitë e tyre, thuhet në një komunikatë të dërguar nga kabineti i tij, e cila përcillet me shkas nga vizita që kishte bërë ai në disa familje serbe në Klinë.

Shefi i qeverisë ishte sot në shtëpitë e familjeve Kostiq dhe Sharkoviq, që jetojnë në fshatin Videj të Klinës, për t’ua uruar Krishtlindjet.

“Unë edhe Qeveria e jonë jemi të përkushtuar që të takojmë të gjithë serbët e kthyer në pronat e tyre. Dëshiroj edhe gjatë kësaj vizite të ftoj të gjithë të shpërngulurit, kudo që janë, që të kthehen në pronat dhe shtëpitë e tyre. Kosova është e jona, dëshirojmë që të ndërtojmë një Kosovë evropiane, si atdhe të gjithë qytetarëve të saj”, citohet të ketë thënë Thaçi.

Gjatë vizitës në këto dy familje serbe, kryeministri ishte i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Slobodan Petroviq, Ministri i Ministrisë së Kthimit dhe të Komuniteteve, Dalibor Jevtiq dhe nga kryetari i Klinës, Sokol Bashota.
XS
SM
MD
LG