Ndërlidhjet

ShBA dërgon 800 trupa dhe blinda në Korenë e Jugut


Korea e Jugut - Ushtarët amerikan në kampin Stanley, që gjendet në Uijeongbu (Ilustrim)
Korea e Jugut - Ushtarët amerikan në kampin Stanley, që gjendet në Uijeongbu (Ilustrim)
Ushtria amerikane do të nis një batalion të blindave në Korenë e Jugut, për t’i mundësuar këtij shteti një përgjegjshmëri më të madhe, në rast të ndonjë krize eventuale me Korenë e Veriut, njoftoi të martën Pentagoni.

800 trupa dhe mjete të blinduara të Batalionit të I-rë, të Regjimentit të XII-të të Kalorësve, do të stacionohen muajin e ardhshëm në kampin Hovey dhe Stanley, që gjenden afër vijës kufitare me Korenë e Veriut, thuhet në njoftimin e Pentagonit.

Zbarkimi i trupave është pjesë e strategjisë amerikane për rajonin e Azisë-Paqësorit, kurse trupa shërbejnë me rotacion.
“Kjo na mundëson më shumë hapësirë për përgjegjshmëri, për t’u përball me kërkesat operacionale në terren”, thuhet në komunikatën.

Shtetet e Bashkuara kanë 28,500 trupa në territor të Koresë së Jugut, ndërsa një traktat që kanë nënshkruar palët, i mundëson komandantit ushtarak amerikan që të udhëheq kontingjentin paqeruajtës dhe 640,000 forca të armatosura koreano-jugore, në rast të ndonjë lufte eventuale me Korenë e Veriut.

Gjatë paqes, secila palë ka komandën operacionale ndaj trupave të veta.
XS
SM
MD
LG