Ndërlidhjet

logo-print

Emigrantët protestojnë për të tretën ditë në Tel Aviv


Ilustrim

Ilustrim

Mijëra azilkërkues afrikan vazhdojnë të demonstrojnë në rrugët e Tel Avivit për të tretën ditë me radhë, në protestën kundër politikave izraelite të emigracionit.

Emigrantët, shumica prej të cilëve janë me prejardhje nga Eritrea dhe Sudani, mbanin pankarta ku shkruante se “ne jemi refugjatë” dhe “jo më në burg”, përderisa marshonin rrugëve ku janë të vendosura ambasadat perëndimore dhe zyra e agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR).

Kryeqyteti komercial i Izraelit, ka qenë arenë e përleshjeve raciste në vitin 2012, dhe prej atëherë qeveria është zotuar se do të shtojë numrin e riatdheshimit të emigrantëve, pasi vlerëson se “ata paraqesin kërcënim për karakterin e shtetit çifut”.

Organizatorët e protestës thanë para emigrantëve të tjerë, se do të vazhdojnë të demonstrojnë në rrugë, përderisa Izraeli nuk e ndalon një ligj i cili i mundëson forcave të rendit që t’i burgosin në fat të gjatë emigrantët, ndërkohë që kërkesa e tyre për azil të kontrollohet nga autoritetet.

Një zëdhënës i policisë ka bërë të ditur, se organizatorët e protestës kanë kërkuar leje nga autoritetet izraelite për mbajtjen e një proteste të mërkurën në Jerusalem.
XS
SM
MD
LG