Ndërlidhjet

logo-print

Al-Nusra ofron armëpushim me Al-Kaidan në Siri


Ilustrim

Ilustrim

Prijësi i celulës së Al-Kaidas në Siri ka bërë thirrje për armëpushim me grupet e tjera kryengritëse, në përpjekje të tij për t’i dhënë fund luftës vëllavrasëse në mesin e kundërshtarëve të regjimit të Bashar al-Assad.

Abu Mohammad al-Golani, që drejton Frontin Al-Nusra, e bëri ofertën e tij për armëpushim në një audio-porosi të cilën e ka postuar në rrjetet sociale.

Al-Golani i ka lënë fajin për luftën mes kryengritësve një grupi tjetër të ndërlidhur me Al-Kaidan, Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit (ISIL).

Observatoriumi Sirian për të Drejtat e Njeriut, njoftoi të martën se të paktën 274 persona kanë vdekur në luftimet ndërmjet të grupeve kryengritëse dhe xhihadistëve në krahinën Idlib.

Sipas kësaj organizate me seli në Londër, kryengritësit kanë ekzekutuar 34 mercenarë të huaj që i takonin ISIL-it dhe një grupi tjetër Jund al-Aqsa.
XS
SM
MD
LG