Ndërlidhjet

Gates kritikon Obaman për luftën ne Afganistan


Ilustrim
Ilustrim
Ish-sekretari amerikan i mbrojtjes Robert Gates ka kritikuar në librin e tij presidentin e Shteteve të Bashkuara për mënyrën se si ka menazhuar me luftën në Afganistan.

Libri “Detyra: Memoaret e sekretarit të luftë”, pritet të del nga shtypi javën e ardhshme, por vlerësimet e këtyre memoareve dhe komentet e para tashmë kanë dal në mediet amerikane.

Gates shkruan se presidenti Barack Obama ishte skeptik se administrata e tij do të ketë sukses me strategjinë për Afganistanin, dhe nuk i besonte ushtrisë që i sillte atij opsione të tjera.

Ish-sekretari i mbrojtjes thotë se Obama nuk i besonte gjeneralit David Patraeus, komandantit të forcave në Afganistan gjatë periudhës 2010-2011, dhe se nuk e duronte aspak presidentin afgan Hamid Karzai.

Sekretari i dikurshëm amerikan i mbrojtjes shkruan në librin e tij se presidenti “nuk e sheh këtë luftë, sikur të ishte e tij”, dhe shton se: “Për të, më e rëndësishmja është se si të dilet nga kjo luftë [sa më parë të jetë e mundur]”.
XS
SM
MD
LG