Ndërlidhjet

logo-print

Siri: ISIL refuzon ftesën për armë pushim të Al-Nusra


Siri - Kryengritësit sirian të ulur në tokë, para ekzekutimit publik nga militantët e Al-Kaidas, që janë pjesë e fraksionit të Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit (ISIL)

Siri - Kryengritësit sirian të ulur në tokë, para ekzekutimit publik nga militantët e Al-Kaidas, që janë pjesë e fraksionit të Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit (ISIL)

Një grup luftëtarësh në Siri që kanë lidhje me Al-Kaidan i kanë bërë thirrje përkrahësve të tyre që të “shtypin” rivalët nga fraksionet kundërshtare në Siri.

Porosia është postuar në internet, ndërsa aty dëgjohet zëdhënësi i Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit (ISIL).

Kjo thirrje ndërkaq, vjen pak orë pasi një grup tjetër i lidhur me Al-Kaidan në Siri, bëri ftesë për armëpushim me fraksionet e tjera, në përpjekje për të ndal luftimet në mes të forcave kryengritëse të cilat po zhvillohen tash e një javë në fushëbetejë.

Shefi i Frontit al-Nusra ka thënë se luftimet mes fraksioneve i shkojnë për shtati regjimit të presidentit Bashar al-Assad.
Aktivistët opozitar thonë se mbi 270 kryengritës janë vrarë në luftimet mes fraksioneve në ditët e fundit.

Po ashtu të martën, është larguar kontingjenti i parë i armëve kimike siriane, me një anije daneze nga porti i Sirisë.
XS
SM
MD
LG