Ndërlidhjet

Shpërthim në Mitrovicën e Veriut, s’ka të lënduar


Ilustrim
Ilustrim
Një shpërthim i fuqishëm është raportuar të ketë ndodhur të martën mbrëma në Mitrovicën e veriut, por fatmirësisht pa lëndime në njerëz, bëjnë të ditur forcat e rendit.

Shefi rajonal i policisë së Kosovës për veriun, Zhelko Bojiq i ka thënë agjencisë serbe të lajmeve Beta, se megjithatë detonimi ka shkaktuar dëme materiale.

“Janë dëmtuar tri lokale dhe tri automjete”, citohet të ketë thënë Bojiq.

Incidenti sipas tij është rapotuar të ketë ndodhur në 20h15 në rrugë Sutjeska.

“Nuk e dimë se për çfarë lloji të eksplozivit bëhet fjalë, dhe as për motivet e mundshme”, ka shtuar kryepolici i veriut.

E marta ka qenë ditë feste për serbët e Kosovës, pasi sipas kalendarit Julian, më 7 janar festohen Krishtlindjet Ortodokse.

Gjatë ditës së djeshme, një numër i incidenteve është raportuar në veri të Kosovës, nga të shtënat me armë, e deri tek rrahjet masive mes tifozëve.
XS
SM
MD
LG