Ndërlidhjet

Koreja e Veriut shkon në zgjedhje gjatë marsit


Ilustrim
Ilustrim
Asambleja Supreme e Popullit në Korenë e Veriut ka caktuar nëntë marsin, si ditë për mbajtjeen e zgjedhjeve në këtë shtet, shkruajnë sot mediet shtetërore në këtë vend.

Këto do të jenë zgjedhjet e para, prej se në krye të shtetit është vënë Kim Jong Un, ndërsa nga ky proces pritet të konsolidohet tutje pushteti i tij.

Deputetët në Korenë e Veriut, kanë mandat pesëvjeçar në legjislativ, kurse zgjedhjet e fundit ishin zhvilluar më 2009.

Votimet janë të pakontestueshme, kurse kandidatët mund të garojnë vetëm nëse kjo gjë u lejohet zyrtarisht.

Agjencia qëndrore e lajmeve në Phenian nuk ka shkruar nëse vet Kim do të garojë për ulëse në parlament, sikur kishte vepruar dikur i ati i tij Kim Jong Il, derisa ishte lider i shtetit.

Parlamenti de jure është organi më i lartë i shtetit, por ai mblidhet vetëm dy herë në vit, dhe seancat nuk zgjasin shumë, pasi ato ftohen kryesisht për të miratuar ndonjë vendim që paraprakisht ka marr partia në pushtet.
XS
SM
MD
LG